Vjen ilaçi që "fik" dhimbjen

  • 19 October 2019 - 09:19
Vjen ilaçi që

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën e re që ta "shkyçin" dhimbjen te pacientët, që do të mund të sjellë në zhvillimin e ilaçeve që nuk krijojnë varësi. Ky lajm është i rëndësishëm, sidomos për ata që vuajnë prej dhimbjeve kronike.

Hulumtuesit ia kanë dalë ta bllokojnë rrugëtimin e dhimbjes te brejtësit me probleme kronike neuropatike, të cilat kanë ndodhur për shkak të dëmtimit nervor. Këtë e anë arritur me përfshirjen e receptorëve "A3" në trurin e minjve dhe në palcën kurrizore.

Format e tanishme të ilaçeve konsiderohen problematike, sepse shpeshherë kanë efekte të dëmshme anësore dhe zvogëlojnë kualitetin e pacientëve, sidomos të atyre me sëmundje malinje. Shkencëtarët kanë zbuluar se me aktivizimin e receptorit "A3" te minjtë mund të parandalohet apo ndalohet dhimbja, që shkaktohet nga dëmtimet në tru dhe atë pa pasoja negative anësore.

(Kosova Sot Online)