Keni menduar se kjo është erëz e zakonshme? Gabim! Vaji i saj ka vlerë të artë

  • 19 October 2019 - 10:01
Keni menduar se kjo është erëz e zakonshme? Gabim! Vaji i saj ka vlerë të artë

Origano është një bimë e egër mesdhetare, e cila konsiderohet si njëra ndër bimët më të rëndësishme shëruese në botë. Sidomos vlerësohet shkaku i vajit që posedon, që fitohet nga lloje të egra të kësaj bime, përmes një procesi të veçantë të destilimit, në mënyrë që të ruhen vlera e saj shëruese. Ekzistojnë më shumë se 40 lloje të origanos, dhe më së shpeshti për gatim përdoret lloji "origanum vulgare".

Mirëpo, vaji më shërues është ai nga "origanum minutiflorum", që përmban rreth 90 për qind të përbërësit shërues "karvakrol", me substanca të forta kundër baktereve. Këtë vaje i kanë përdorur grekët e vjetër, e në kohën moderne, britanikët e kanë vërtetuar se është efektiv në shërimin e 25 llojeve të ndryshme të baktereve, sidomos të atyre që shkaktojnë infeksionet te zorra e trashë dhe trakti urinar.

Po ashtu është treguar efektive në shërimin e tifos, kolerës, të thatit dhe infeksioneve të lëkurës. Pos se vret bakteret, vaji i origanos posedon efekt të fortë kundër viruseve dhe mbron nga gripi dhe llojet e ndryshme të ftohjeve. Shumë ekspertë mendojnë se vaji i origanos mund të përdoret në trajtimin e pacientëve të prekur nga kanceri.

(Kosova Sot Online)