Vaji i kokosit, një shpresë për të gjithë ata që vuajnë nga kjo smundje

  • 19 tetor 2019 - 11:10
Vaji i kokosit, një shpresë për të gjithë ata që vuajnë nga kjo smundje

Kanceri i zorrës së trashë, është kanceri i tretë më i përhapur si tek femrat dhe tek meshkujt, por, sipas një studimi të ri, ky lloj kanceri pritet të mos jetë më problem. Kjo pasi është gjetur se në vajin e kokosit gjendet një përbërës aktiv anti-kancer që premton shumë.

Ky përbërës quhet “acidi laurik”, dhe sipas studimit të publikuar në revistën Cancer Research, hulumtuesit nga Universiteti Adelaide kanë zbuluar se ky komponent shkatërron 90% të qelizave të kancerit vetëm pas dy ditë trajtimi. Vaji i kokosit përmban rreth 50% acid laurik dhe një zinxhir mesatar triglicerine, i cili është shumë i vështirë të gjendet në dietat tona ushqimore.

Është interesante të theksohet se acidi laurik përbën rreth 2% të yndyrës në qumështin e lopës, por 6% të yndyrës në qumështin e njeriut, duke sugjeruar që njerëzit të mund të nxjerrin një përfitim natyror nga acidi laurik. Studimi citon gjithashtu se acidi laurik ndikon në vdekjen e qelizave të kancerit. Për këtë studim, hulumtuesit përdorën minjtë, ku u demonstrua se acidi laurik shkakton vdekjen e qelizave të kancerit në zorrë. Edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë, potenciali që ka treguar ky vaj është i mahnitshëm.

Kanceri i zorrës së trashë shoqërohet me obezitet, paaftësi fizike, pasivitet dhe shkaktohet nga konsumi në sasi shumë të mëdha të mishit të kuq, alkoolit, duhanpirjes për një kohë shumë të gjatë dhe nga konsumi i ulët i produkteve që përmbajnë fibra, fruta apo perime.

(Kosova Sot Online)