Çfarë tregojnë për shëndetin njollat në fytyrë, sytë e fryrë...

  • 19 tetor 2019 - 15:00
Çfarë tregojnë për shëndetin njollat në fytyrë, sytë e fryrë...

Shumica e njerëzve do të dëshironte të ndryshojë diçka në dukje - rrudhat, hundën e madhe, tullacërinë. Është interesante që mënyra jonë e dukjes tregon problemet e ndryshme shëndetësore Sytë e fryrë - shpeshherë ndërlidhen me punën e shpejtë të gjëndrave tiroide. Rrethi i bardhë i irisit mund të jetë shenjë e kolesterolit të lartë. Gjuha e errët - e mbuluar me shtresa të trasha, tregon bakteret e grumbulluara, të cilat detyrimisht duhet pastruar për çdo ditë me një brushë të veçantë (jo me atë që pastrojmë dhëmbët).

Ngjyra e verdhë mund të jetë paralajmërim se përdorni ilaçe të ndryshme, sidomos ato që rregullojnë diabetin apo shtypjen e lartë të gjakut. Njollat e errëta në fytyrë - melasma - dhjetë herë më pranishme te femrat sesa te meshkujt. E shkakton hormoni femëror estrogjeni, shkau i të cilit njollat shfaqen para dhe pas shtatzënisë. Rrudhat - shenjat e thella në fytyrë mund të jenë shenja të osteoporozës, ka treguar një studim amerikan. Flokët e dobëta- te femrat ky problem do të dërgojë në gjëndrat tepër aktive. Po ashtu, tullacëria te të dyja gjinitë mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit.


(Kosova Sot Online)