Dëshironi të humbni në peshë? konsumoni gjithë ushqimin brenda tetë orëve

  • 20 tetor 2019 - 08:57
Dëshironi të humbni në peshë? konsumoni gjithë ushqimin brenda tetë orëve

Kufizimi i kohës kur hani do të mund t'ju ndihmojë të humbni në peshë dhe zvogëloni rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2. Madje nuk ka fare rëndësi nëse keni konsumuar ushqim me yndyrë apo me sheqer. Hulumtuesit besojnë se caktimi i rreptë i shujtave lejon trupin ta parashikojë kur do të konsumojë - që do të thotë se është më mirë i përgatitur për t'i djegur kaloritë.

Ekspertët kishin ushqyer një mi laboratorik - për shembull midis orës 9 në mëngjes dhe 17 pasdite - ishte më i shëndetshëm dhe më i dobët në krahasim me ata që u ishte dhënë i njëjti numër i kalorive gjatë gjithë ditës. Shkencëtarët mendojnë se duke i lejuar trupit që të parashikojë ushqimin e rregullt, i ndihmon ta sinkronizojë sistemin digjesitv me gjene dhe me proteina, duke e përgatitur për ushqim.

(Kosova Sot Online)