Vera është 'vrasësi i qetë'

  • 20 tetor 2019 - 09:08
Vera është 'vrasësi i qetë'

Njerëzit nuk e dinë se një gotë verë është e barabartë me tri gota vodkë. Sipas ekspertëve britanikë, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm sa në fakt konsumojnë. Ekspertët britanikë për verën pohojnë se është një "vrasës i qetë". Shumica e njerëzve, pas një dite të lodhshme, për relaksim konsumojnë një gotë verë në orët e mbrëmjes, para se të shkojnë në gjumë.

Shumica e tyre nuk e dinë se "vetëm një gotë verë" mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin, pasi që një gotë verë 'peshon" sa tri gota vodkë. Me këtë rast, ekspertët u bëjnë thirrje të gjithë atyre personave që pëlqejnë të rehatohen me një gotë verë, qoftë ajo e kuqe apo e zezë, që të marrin më shumë informata se sa verë konsumojnë.

(Kosova Sot Online)