Përparësitë shëndetësore të arrave

  • 20 tetor 2019 - 15:00
Përparësitë shëndetësore të arrave

Arrat janë shumë të shëndetshme. Përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, janë përplot me antioksidues dhe posedojnë përbërës kundër infeksioneve. Janë një zamër e shkëlqyeshme dhe janë një zëvendësim i mirë për të gjitha ushqimet e dëmshme të grimcuara. Nëse arrat nuk i hani shpesh, ju sjellim disa arsye pse do të duhej ta bëni sa më shpesh një gjë të tillë dhe t'i kyçni në menynë tuaj. • Arrat janë të pasura me metatoninë, e cila ndihmon që të flini më shpejtë, prandaj e rregullon gjumin. Nëse keni probleme me gjumin, çdo ditë hani nga një grusht me arra. • Nëse dëshironi të humbni në peshë, arrat janë zgjidhja e duhur.

Yndyrat që janë të pranishme te arrat janë shumë të shëndetshme, e po ashtu arrat janë të pasura me proteina dhe fibra, që për një kohë më të gjatë ju mbajnë të ngopur. • Arrat janë të pasura me aminoacidet omega-3, të cilat i mbrojnë qelizat nga radikalët e lirë. • Arrat janë të shëndetshme edhe për bukurinë, sepse aminoacidet omega 3 forcojnë flokët, ndërsa tenin e bëjnë më të ndritshëm. Mbrojnë trupin nga ekzema, psoriaza, astma dhe artriti reumatoid. Arrat edhe ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në forcimin e zemrës.

(Kosova Sot Online)