Dieta e shkëlqyeshme treditore me mollë

  • 20 tetor 2019 - 15:01
Dieta e shkëlqyeshme treditore me mollë

Dieta me mollë është një dietë e njohur dhe është e sigurt ta aplikoni nga afati i shkurtër prej vetëm tri ditë aplikimi, si dhe shkaku i efektit pozitiv që ka në organizëm. Pasi që mollët posedojnë pak kalori, për tri ditë mund të humbni 2.5 kilogramë.

JA PLANI I DIETËS:

Ditën e parë - për kafjall hani një rriskë bukë integrale me një pjesë djathë lope dhe tri rriska mollë. Zamra: 1 keksë dhe 1 mollë, derisa dreka le të jetë më e fortë - rreth 140 g peshk, 1 mollë, 1 potokall dhe 5 shkopinj selino. Zamra e pasdites: 85 g djathë lope dhe 1 mollë, e për darkë, 2 sandviç të lyer me djathë. Dita e dytë - ditën fillojeni me kafjall prej 30 g. flluska, 130 ml qumësht, 1 lugë rrush të tharë dhe një mollë, e për zamër një mollë. Dreka: 1 petull nga qumështi dhe vezët, që do ta mbushni me mollë të copëtuar.

Zamra e pasdites: 80 g jogurt pa yndyrë dhe gjysmë molle, e darka: 40 g oriz me gjysmë banane dhe 1 mollë. Dita e tretë - fillojeni ditën me tri rriska bukë me djathë lope dhe mollë, e për zamër copëtojeni një mollë në 140 g jogurt dhe shtoni kanellë dhe lëng të një limoni. Për drekë: 80 g gjoks të pjekur pule me mollë, një spec të kuq dhe një lugë lëng limoni. Zamra e pasdites: 1 mollë, e dietën e përfundoni me sallatë nga dy karota një mollë, rrush të tharë dhe 50 g djathë pa yndyrë.


(Kosova Sot Online)