Nuk ju nevojiten më antibiotikët për të shëruar pezmatimin e fytit

  • 21 October 2019 - 15:12
Nuk ju nevojiten më antibiotikët për të shëruar pezmatimin e fytit

Nuk është fshehtësi që të parët tanë kanë njohur vetitë shëruese të bimëve dhe me to janë shërbyer për çdo ditë. Disa receta edhe sot e kësaj dite posedojnë efektin e vet, e për disa nuk nevojiten edhe shumë përbërës. Gjërat e mira nuk do të duhej të harroheshin, e as kjo recetë që siguron shërim të shpejtë pas dhimbjeve në fyt. Nëse edhe ju jeni prej atyre që keni telashe me dhimbjet dhe pezmatimet në fyt dhe bajame, në vijim ju paraqesim recetën shëruese: 80 gr fara të bluara çia (lat. Carum carvi) i përzieni me 200 ml ujë dhe i zieni për 15 minuta.

Masa që do të formohet do të jetë e trashë. Më pas i shtoni edhe 50 ml ujë dhe e lini që të vlojë përsëri. Kur ta keni larguar nga zjarri, shtoni një lugë konjak ose verë dhe kjo është e tëra. Pijen e fituar ta pini çdo gjysmë ore, nga një lugë. Pas dy orëve do ta ndjeni përmirësimin e gjendjes. Pas katër orë konsumimi më nuk do të keni nevojë për të sepse dhimbja zhduket. Nëse keni infeksion më të rëndë, ju sugjerojmë që ilaçin ta përdorni më gjatë. Masa e fituar ju sugjerohet të gjithë atyre që preken nga ftohjet e shpeshta, pezmatimi i fytit dhe i bajameve.  


(Kosova Sot Online)