6 mënyra natyrale për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut

  • 22 October 2019 - 10:41
6 mënyra natyrale për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut

Njerëzit me hipertension shpeshherë kanë nevojë për medikamente për ta kontrolluar shtypjen e gjakut, por ndryshimet në stilin e jetës mund ta eliminojnë nevojën për ilaçe.

USHTRONI MË SHUMË!

Ushtroni 30 minuta në ditë, në këtë mënyrë mund ta ulni shtypjen e gjakut. Njerëzit të cilët lëvizin më shumë dhe merren me aktivitete fizike shpeshherë reduktojnë numrin e medikamenteve të cilat i kanë marrë. Përcaktohuni për ecje, shëtitje, not, vrapim apo ngasje të biçikletës.

HANI BANANE!

Ndoshta e dini se konsumimi i tepërt i kripës mund ta rritë shtypjen e gjakut, por shumica e nejçëve nuk janë në dijeni për përparësitë e kaliumit. Shumica prej njerëzve nuk e marrin mjaftueshëm këtë mineral. Në bazë të një hulumtimi, bananet janë të pasura me kalium, prandaj, për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut, hani banane.

PAKËSOJENI KONSUMIMIN E KRIPËS!

Njerëzit që kanë shtypje të lartë të gjakut mund ta ulin këtë shkallë duke zvogëluar konsumimin e kripës. Studiuesit kanë rekomanduar që njerëzit me hipertension ta kufizojnë konsumimin e kripës në 1.500 miligramë në ditë. Kur të hani ushqime me nivel të kripës, jini të sigurt që të mos i kaloni vlerat e lejuara.

MOS PINI DUHAN!

Duhanxhinjtë janë më se të rrezikuar nga hipertensioni. Megjithëse përmes cigares dhe nikotinës përkohësisht mund t'ju rritet shtypja e gjakut, kjo nuk mund të shndërrohet në gjendje kronike. Por, nëse hiqni dorë nga duhani do ta ulni gjithsesi shtypjen e gjakut.

HUMBNI PESHË!

Studimet kanë treguar që heqja e disa kilogramëve shtesë mund të ketë impakt substancial në shtypjen tuaj të gjakut. Kilogramët shtesë e shtyjnë zemrën të punojë më shumë. Ky mundim shtesë dërgon në hipertension, përderisa humbja e peshës lehtëson punën e sistemit kardiovaskular.

SHMANGNI KAFEINËN!

Kafeja ka disa dobi shëndetësore, por ulja e shtypjes së gjakut nuk është njëra prej tyre. Kafeina mund të ndikojë në kërcimin e shtypjes së lartë të gjakut. Nëse edhe ashtu keni shtypje të lartë, do të ishte ide e mirë ta konsumoni shumë pak këtë substancë, përndryshe telashet pasojnë. 

(Kosova Sot Online)