Masazhi magjik, i cili largon shumë probleme

  • 23 October 2019 - 10:22
Masazhi magjik, i cili largon shumë probleme

Nëse bëjmë masazh në pjesët e caktuara të trupit, atëherë mund të arrijmë rezultate të papritura. Pika, e cila në Lindje quhet Zu San Li, besohet se, nëse trajtohet me masazh, ka efekt përtëritës në organizëm. Kjo pikë gjendet menjëherë nën gju. Për ta gjetur më lehtë, mbulojeni gjurin me njërën dorë. Atëherë pika do të gjendet midis përfundimit të gishtit të vogël dhe atij të unazës, në një thellim të vogël midis eshtrave, që do ta gjeni me lehtësi.

Me anë të ndrydhjes së kësaj pike, sipas mjekësisë tradicionale kineze, do ta kontrolloni punën e organeve që gjenden në pjesën e poshtme të trupit, e kontrolloni punën e palcës kurrizore dhe pjesëve që janë përgjegjës për funksionimin e organeve të tretjes, atyre seksuale, veshkave, gjëndrave mbiveshkore, ku kjo e fundit më pas sekreton adrenalinë, hidrokortizol dhe hormone të tjera, të rëndësishme. Masazhi i përditshëm i kësaj pike ndikon në normalizimin e shtypjes së gjakut, glukozës, insulinës, në largimin e proceseve inflamatore në organizëm, në përmirësimin e punës së organeve të tretjes. Përpos kësaj, do të keni edhe më shumë energji.

(Kosova Sot Online)