Ushqimet që e largojnë stresin

  • 23 October 2019 - 10:28
Ushqimet që e largojnë stresin

Nëse jeni të stresuar, atëherë mendoni se çka hani. Një përzgjedhje adekuate e gjësendeve ushqimore mund t'ju ndihmojë që të ndiheni më mirë dhe me më pak stres. Patatja e ëmbël - nëse ju pëlqejnë karbohidratet, atëherë përcaktohuni për pataten e ëmbël. Kjo perime e liron ngadalë energjinë dhe nuk shkakton luhatje të madhe të sheqerit në gjak.

Boronicat - janë të pasura me antioksidues dhe vitaminë C, përbërës të cilët janë treguar të dobishëm në luftë kundër stresit. Përpos kësaj, kanë të pasura edhe me fibra, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Mishi i gjeldetit - ky mish përmban aminoacidin triptofan i cili ndikon në lirimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, i cili ju bën që të ndiheni mirë dhe e largon stresin. Shpargujt - janë të pasur me thartirën folike, e cila ka veprim qetësues.

Kur keni stres, organizmi juaj liron hormonet që ua ulin disponimin. Por, me marrjen e vitaminave dhe mineraleve të caktuara, ju e ruani stabilitetin e organizmit. Mishi i lopës - falë vitaminës B dhe zinkut, mishi i lopës ndihmon që ta tejkaloni stresin. Por, për shkak se ky mish përmban edhe yndyra të ngopura, të dëmshme për zemrën, atëherë hani mish me sa më pak dhjamë.

(Kosova Sot Online)