Ushqimet, të cilat i zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrore

  • 23 October 2019 - 14:14
Ushqimet, të cilat i zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrore

Tanimë dimë se disa ushqime dhe pije, sikur p.sh. kafeja, mjedrat, boronicat, ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve, por ka edhe ushqime e pije të tilla, të cilat i zbardhin dhëmbët.

DREDHËZAT

Është e vërtetë se dredhëzat kanë ngjyrë të kuqe, të ndezur, por thartira, të cilën e përmbajnë dredhëzat, është në gjendje që t'i heqë njollat nga dhëmbët.

PEMËT ME GËZHOJË

Konsumimi i këtyre pemëve dhe farave të ndryshme, i largon njollat e verdha nga dhëmbët, me anë të fërkimit. Përpos kësaj, këto pemë janë edhe tepër të shëndetshme, meqë janë plot proteina dhe yndyra të shëndetshme.

QEPA

Edhe pse mund t'ju vijë erë jo aq e mirë nga goja, kur ta konsumoni këtë perime, qepa është e mrekullueshme për zbardhjen e dhëmbëve. Ndoshta për shkak se, pasi që të hamë qepë, i lajmë dhëmbët mirë e mirë.

MOLLËT

Kur ta kafshoni mollën dhe ta dëgjoni kërcitjen e saj, dijeni se jeni duke bërë një punë të mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Sasia e madhe e ujit që gjendet në mollë, është e dobishme, meqë e rrit sekretimin e pështymës, e cila neutralizon dhe largon kolonitë e baktereve në gojë.

SODA E BUKËS

Herë pas here është mirë që dhëmbët t'i fërkoni me sodë të bukës, të cilën e vendosni në brushë. Soda e bukës largon edhe shtresimet e ndryshme.

SELINO DHE KAROTA

Edhe këtu rëndësi të madhe ka përmbajtja e madhe e ujit dhe vlejnë të njëjtat gjëra që i thamë për mollën.

BROKOLI

Për dhëmbë, më mirë është që brokolin ta hamë të freskët. Ai shërben si brushë e dhëmbëve.

DJATHI I FORTË

Këto lloje të djathit janë plot kalcium, i cili është i dobishëm për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.

PORTOKAJTË

Përmbajnë kanë thartirën, e cila mund ta dëmtojë shtresën sipërfaqësore të dhëmbëve, por vetëm nëse merret në sasi tepër të madhe. Përndryshe, ajo i zbardh dhëmbët.

UJI

Ekspertët preferojnë që të pimë mjaft ujë, sidomos gjatë bukës, nëse jemi duke konsumuar ndonjë ushqim që i zverdh dhëmbët. Por, mos pini ujë tepër të thartë, meqë uji i tillë mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)