Ushqimet, të cilat e qetësojnë lukthin pas ngrënies së tepërt

  • 23 October 2019 - 14:58
Ushqimet, të cilat e qetësojnë lukthin pas ngrënies së tepërt

Nëse e keni tepruar me ushqim, atëherë mund të ballafaqoheni me ngërçe, dhembje dhe fryrje në bark. Këto pesë ushqime mund t'ju ndihmojnë duke ua përmirësuar tretjen. BANANIA Banania është një ushqim që tretet lehtë. Kaliumi i saj i ndihmon sistemit të tretjes që të punojë pa probleme, kurse fibrat e bananes ndihmojnë në zvogëlimin e diarresë.

LËNGU I PORTOKALLIT

Nëse pini lëng të portokallit për ta qetësuar barkun, atëherë e pini atë para drekës, pa e përzier me karbohidrate, meqë në të kundërtën rrezikoni që të keni fryrje më të madhe.

USHQIMET GRIMCUESE

Kripa e mban ujin në organizëm, prandaj çipsi dhe ushqimet e tjera grimcuese nuk preferohen. Më mirë është që të hani bajame, apo kokoshka, pa kripë.

ORIZI

Orizi është i pasur me fibra, prandaj barkut nuk i duhet të punojë shumë për t'i tretur ato. Ushqimet sikur buka e thekur dhe patatet po ashtu nuk e mundojnë barkun dhe ndihmojnë në zvogëlimin e diarresë, meqë thithin lëngjet.

ÇAJI I MENTËS

Menta qetëson muskujt e barkut, gjë që mundëson një tretje më të mirë. Po ashtu, menta qetëson edhe ngërçet.

(Kosova Sot Online)