6 ushqimet që menjëherë duhet ndaluar së konsumuari

  • 24 October 2019 - 09:20
6 ushqimet që menjëherë duhet ndaluar së konsumuari

Kjo është periudha e duhur kohore, që të filloni të ushqeheni shëndetshëm apo t'i mësoni disa rregulla, të cilave duhet t'u përmbaheni. Ju paraqesim gjashtë gjëra, të cilave duhet t'u rrini larg, kur bëhet fjalë për ushqimin e shëndetshëm.

ÇIPSAT

Një qese e vogël me çips përmban 125 kalori dhe 10 gramë yndyrë (tre gramë janë yndyra të ngopura). Nëse hani, për shembull tri qese në javë, për një vit vetëm përmes çipsave do të merrni 23.400 kalori. Në vend të çipsit përcaktohuni për kokoshka apo për ndonjë variant të orizit.

MAKARONAT

Makaronat me gjalpë apo me salca me shije të ndryshme pothuajse të gjithë i pëlqejmë. Ajo që shumica prej nesh nuk e di është se një porcion përmban mesatarisht 543 kalori dhe 33 gramë yndyra. Në vend të makaronave të thjeshta, përdorni ato integrale, e sa për salcë, përkujdesuni të mos përmbajnë djathëra, ajkë dhe mish.

SALSIÇET

Pa marrë parasysh a i konsumoni për kafjall apo në kombinim me birrë, për organizmin tuaj njëjtë janë të padëshiruara. Një salsiçe mesatarisht përmban 217 kalori dhe rreth 20 gramë yndyra. Nëse nuk mundeni pa to, përcaktohuni për ato më me pak kalori apo për variantin vegjetarian me sojë.

PULA E FËRGUAR

Nëse mishin e pulës e fërgoni në vaj, edhe pse dietal, do të ketë 400 kalori dhe përreth 22 gramë yndyra. Zëvendësojeni fërgimin me mish të skarës, të zier apo të pjekur në furrë dhe do të keni një shujtë të shëndetshme.

PATATET E SKUQURA

Një porcion i madh me patate të skuqura, që zakonisht ju shërbehet nëpër restorante përmban rreth 570 kalori. Nëse së bashku me patatet e skuqura vendosni edhe të shtoni një hamburger, shtoni edhe rreth 670 kalori. BUKA E BARDHË Një pjesë e vogël e bukës së bardhë përmban rreth 65 kalori. Nuk ka vlerë të madhe ushqyese, nuk posedon sasi të mjaftueshme me vitamina dhe me minerale, prandaj kjo edhe është arsyeja pse nuk do ta arrini ndjenjën e duhur e të qenit të ngopur.

(Kosova Sot Online)