Përse duhet të vaksinoheni kundër gripit?

  • 24 October 2019 - 09:24
Përse duhet të vaksinoheni kundër gripit?

S hkencëtarët gjatë këtij viti prognozojnë një ndër sezonet më të vështira me grip, prandaj pikërisht për këtë arsye sugjerojnë fëmijët, shtatzënat dhe të moshuarit që të vaksinohen. Në bazë të viruseve, të cilat ekspertët deri më tani i kanë zbuluar, virusi i gripit H3N2 këtë vit do të jetë lider.

Në fakt, ekspertët ju sugjerojnë që sa më parë të vaksinoheni, sidomos nëse tashmë keni telashe me shëndetin, nëse i takoni moshës së tretë apo jeni shtatzënë. Vaksina kundër gripit ju ofron mbrojtje, e po ashtu mund t'ju ofrojë mbrojtje nga viruset që shfaqen më vonë, pas kalimit të sezonit.



Në fund të fundit, nëse vaksina nuk ju mbron nga gripi, të jeni të sigurt në atë se simptomat e gripit do të jenë më pak intensive. Prandaj, nëse edhe më tutje gjeni arsye për të mos u vaksinuar kundër gripit, është momenti i fundit të ndryshoni mendjen.

Grupet më të rrezikuara të njerëzve që gjithsesi do të duhej të pranonin vaksinën kundër gripit janë:

• Fëmijët më të rinj se 5-vjeçarë

• Personat më të moshuar se 65- vjeçarë

• Shtatzënat

• Personat me sëmundje kronike (astmë, diabet, sëmundje të veshkave).

(Kosova Sot Online)