Mbipesha shkurton jetën po aq sa edhe duhani

  • 24 October 2019 - 09:38
Mbipesha shkurton jetën po aq sa edhe duhani

Hulumtimet e fundit kanë treguar që mbipesha mund ta shkurtojë jetëgjatësinë për tetë vite. Profesori Steven Grover, nga universitet "McGill", i cili edhe ishte lider i hulumtimit, thekson se vitet në të cilat personat shtojnë peshë janë shumë kritike dhe fundin më të keq e kanë ata që janë trashur në moshë të re.



Në hulumtimin e publikuar në "Lancet Diabetes and Endocrinology" janë përdorur të dhënat e grumbulluara nga 4.000 persona për analizën e ndikimit të mbipeshës rreth shkurtimit të jetëgjatësisë. Hulumtimi ka vërtetuar se njerëzit me mbipeshë kishin humbur deri tetë vite të jetës së tyre. "Sa më i ri të jetë një person dhe sa më shumë kilogramë të ketë, këto janë më shumë pasoja të dëmshme për shëndetin. Në bazë të shikimit të jetës në tërësi, mbipesha është njëjtë e dëmshme për shëndetin po aq sa edhe duhani", ka thënë Grover.

(Kosova Sot Online)