6 arsye pse gjithmonë keni të ftohtë

  • 25 October 2019 - 08:48
6 arsye pse gjithmonë keni të ftohtë

PUNA JO E DUHUR E GJËNDRAVE TIROIDE

Gjëndrat tiroide e kontrollojnë metabolizmin, e kur ai të jetë pak aktiv, atëherë e keni më ftohtë se zakonisht. Testet standarde të gjakut mund të tregojnë arsyen e vërtetë të problemit për një gjendje si kjo, por nëse ky test nuk sjell dritë në problemin tuaj, duhet të bëni disa teste mjekësore.

NUK KONSUMONI SASI TË MJAFTUESHME TË HEKURIT

Hekuri është i nevojshëm për ta vendosur oksigjenin nëpër qeliza, e niveli i ulët i këtij minerali mund të jetë shpjegim pse e keni gjithmonë ftohtë. Nëse nuk keni sasi të mjaftueshme të energjisë shkaku i mungesës së hekurit, "termostati" i trupit mund të bllokohet dhe të ndjeni të ftohtët.

NUK FLINI MJAFTUESHËM

Sasia e mangët e gjumit mund ta çrregullojë sistemin nervor, i cili ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore. Në kohën "para internetit", femrat mesatarisht kanë fjetur nëntë orë. Për ta kuptuar sa gjumë i nevojitet trupit tuaj, kushtoni vëmendjen kur zgjoheni të dielave (pa ju zgjuar ora ose fëmijët).

KENI QARKULLIM TË DOBËT TË GJAKUT

Nëse duart ndiejnë dhimbje dhe ndieni pickime sa herë që jeni jashtë, kjo mund të jetë shenjë kur enët e gjakut dhe arteriet, të cilat lëkurën e furnizojnë me gjak, tkurren dhe kufizojnë qarkullimin e tij nëpër ekstremitete. Marrja e magnezit mundet t'i lehtësojë simptomat.

KENI INFEKSION ME KËRPUDHA

I nfeksioni me kërpudha në masë të madhe mund ta rëndojë sistemin tuaj dhe ta çrregullojë punën e hipotalamusit, gjëndrës kryesore në trup, e cila ndërlidhet me rregullimin e temperaturës trupore. Me këtë infeksion pothuajse gjithmonë ndieni të ftohtë.

JENI TEPËR TË DOBËT

Femrat tepër të dobëta nuk kanë sasi të mjaftueshme të shtresave dhjamore që shërbejnë si "izolim" dhe i bën më të ndjeshme në të ftohtë. Pikërisht për këtë arsye do të ishte mirë të përkujdeseni për indeksin e masës së trupit tuaj, që të jetë nën 18.5, që është edhe masa më e ulët në kategorinë "normale".

(Kosova Sot Online)