Lëngu që parandalon kancerin dhe shumë sëmundje të tjera

  • 25 October 2019 - 16:25
Lëngu që parandalon kancerin dhe shumë sëmundje të tjera

Bëhet fjalë për artikullin që është i pranishëm sidomos gjatë stinës së dimrit, për ditët e ftohta dhe të ftohurit. Panxhari është një artikull shumë i fuqishëm, e vetë fakti s posedon substanca ngrohëse e bën ideale për ditët e ftohta. Është unike shkaku se posedon substanca kundër kancerit dhe karotenoide që janë burim i shkëlqyeshëm për acid folik.

Panxhari është përplot me antioksidues që mbrojnë organizmin nga plakja e parakohshme dhe ndihmojnë në kundër shumë sëmundjeve, e në kombinim me karotë dhe me mollë mundet të bëjë shumë për shëndetin tuaj. Më së miri është që panxharin ta shtrydhni dhe lëngun ta lini të pushojë për një orë. Më pas i shtoni edhe lëngun e karotës dhe të mollës.

Pijes së fituar mos i shtoni asgjë tjetër, por vetëm ta pini gjysmë ore para kafjallit. Me rëndësi është që lëngjet të mos i përzieni përnjëherë. Së pari përgatitet lëngu i panxharit që duhet të qëndrojë në frigorifer. Në këtë mënyrë eliminohen substancat e dëmshme që mund të shkaktojnë mundime, të vjella dhe marramendje. Ky lëng i shëndetshëm parandalon zhvillimin e kancerit, sëmundjet e mëlçisë, veshkave dhe ndihmon në shërimin e të thatit dhe forcon sistemin imun.

(Kosova Sot Online)