6 mënyra që të flini brenda dhjetë minutash

  • 25 October 2019 - 16:27
6 mënyra që të flini brenda dhjetë minutash

Zgjoheni në mes të natës, shikoni në orë, e vëreni orën 3:00 të mëngjesit dhe ju duhet të zgjoheni pas tri orësh? Në vijim ju paraqesim gjashtë nga strategjitë si të flini përsër.

NDALNI DRITAT!

Kur të zgjoheni në mes të natës, rrugës për në banjë, ndalni të gjitha dritat. Drita stimulon trurin tonë - këshillon Kristopher Winter, drejtor në Qendrën mjekësore për gjumin. Sa më shumë që jeni nën ndikimin e dritës, më vështirë do ta keni të flini përsëri.

LODHNI SYTË DUKE LEXUAR!

Nëse diçka kemi mësuar në shkollë është se leximi i literaturës së mërzitshme na fut në gjumë. Nëse keni telashe me pagjumësinë, provoni të lexoni kur të shtriheni në shtrat, këshillon Winter. Ai shton se gjatë leximit përdorni dritë të dobët, për t'i lodhur sytë.

PËRDORENI TRURIN!

Winter këshillon që në vend se t'i përdorni pajiset elektronike, telefonat mobilë apo tabletët, bëni ushtrime mendore. Shembull mund të jetë paramendimi i përgatitjes për punën e nesërme.

RRINI NË SHPINË!

Rini në shpinë ose në stomak. Por, kurrsesi mos u rrotulloni nëpër shtrat. Nëse ngriheni, atëherë trupi juaj këtë e merr si shenjë se duhet të zgjoheni, këshillon Winter.

MOS HANI ASGJË!

Mendoni se ndonjë kafshatë do t'ju fusë në gjumë? "Shujta shtesë vetëm sa ju kthjellë. Nëse këtë e bëni shpesh, trupi juaj do ta pranojë si rutinë dhe çdo natë do t'ju zgjojë", thotë Winter.

RELAKSOHUNI MË MIRË

Relaksimi i trupit mund ta pushojë trurin tuaj. Nëse mbeteni me tension në muskuj, që ia dërgon të njëjtat sinjale trurit, do ta keni të vështirë të flini. Merrni frymë thellë dhe filloni me relaksimin e shumicës së muskujve.

(Kosova Sot Online)