Konsumoni këto ushqime dhe harroni dietat

  • 26 October 2019 - 09:49
Konsumoni këto ushqime dhe harroni dietat

Përmes një ushqimi të caktuar,humbja në peshë është më e lehtë dhe më efikase.Pos se ju dhuron ndjenjën e të qenit të ngopur,ushqime të caktuara përshpejtojnë metabolizmin,ulin dëshirën për ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla,por parandalojnë edhe prej fryrjet në stomak.

HUDHRA

Hudhra jo vetëm se ushqimit i dhuron shije dhe aromë të veçantë, por do të dhurojë kontributin e vet edhe për një stomak të rrafshët. Në fakt, hudhra posedon substancën alicinë, materie ushqyese kjo që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë. Pos kësaj, vret bakteret e dëmshme në sistemin tretës dhe parandalon fryrjen, duke i mbajtur zorrët të shëndetshme. I shkëlqyeshëm është fakti se hudhra mund të përzihet me secilën gjellë.

FASULJA

Kur keni nevojë për karbohidrate lirisht mund t'i kërkoni në bishtajore. Zgjedhje ideale është fasulja, e cila pos tyre është e pasur me proteina dhe me fibra. Edhe proteinat dhe fibrat dhurojnë kontributin tyre në ruajtjen e peshës dhe ofrojnë ndjenjën e të qenit të ngopur për një periudhë të gjatë kohore. Rezultatet dhe hulumtimit e publikuara në "Obesity" tregojnë se si ekstraktet nga fasulja e bardhë absorbojnë kaloritë nga karbohidratet dhe pakësojnë dëshirën për ëmbëlsirat.

SPECAT PIKANTË

Lajm i mirë për të gjithë ata që hanë ushqimin pikant. Specat pikantë janë të pasur me antioksiduesin kapsaicinë, i cili është i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e metabolizmit. Disa studime kanë vërtetuar se njerëzit që konsumojnë ushqime të erëzuara me këtë artikull ushqimor, më pak e ndjejnë urinë dhe djegin më shumë kalori. Pos kësaj, më pak kanë dëshirë për yndyrë dhe ëmbëlsira.

PATATJA E BARDHË

Kush ende beson se të gjitha ushqimet e bardha janë të dëmshme? Patatja e bardhë, sipas disa ekspertëve dhe nutricistëve, është ushqimi që humbni në peshë. Në fakt, është e pasur me niseshtenë rezistente, e cila fermentohet në lukth dhe krijon acidet yndyrore, që më pas është më e lehtë për t'i shkrirë dhe djegur kaloritë.

JOGURTI

Jogurti është shumë më tepër se sa një pije e mëngjesit me pak kalori. Kalciumi në jogurt në fakt ndihmon në uljen e kalcitriolit në trup dhe me këtë ndihmon në shkrirjen më të shpejtë të yndyrave në trup. Po ashtu, probiotikët nga jogurti ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrë. Ky prodhim i qumështit mund të konsumohet edhe prej atyre, që janë të ndjeshëm ndaj laktozës, përmban proteina, vitamina B, kalcium, kalium, magnez.

(Kosova Sot Online)