Orari i ushqimit është kyç për një linjë vitale trupore

  • 27 October 2019 - 10:00
Orari i ushqimit është kyç për një linjë vitale trupore

P ër një linjë të shëndetshme dhe vitale të trupit nuk është e rëndësishme sa hani, por edhe kur hani. Prandaj, secili duhet të radhitë ritmin e shujtës me ritmin e organizmit të vet. Secili organizëm ka ritëm biologjik, i cili ndryshon gjatë ciklave ditorë. Kështu që, në pjesën e parë të ditës hani karbohidrate, por zgjedhja më e mirë janë pemët që ndihmojnë në largimin e helmeve nga organizmi. Për kafjall mund të konsumohen edhe drithëra të pasura me fibra, e për drekë ideale janë perimet dhe bishtajoret.

Gjatë kësaj periudhe kohore trupi ka më së shumti nevojë për energji. Në pjesën e dytë të ditës, pas orës 15, hani ushqime të pasura me proteina, prodhime të qumështit, mish peshku, mish dhe vezë.

PËR DREKË MOS E TEPRONI ME MISH

Sikurse edhe peshkun, mishin duhet ta hani në pjesën e dytë të ditës. Në mëngjes gjithsesi shmangni ushqimet e ngurta.

MAKARONAT DHE ORIZIN I HANI PËR DREKË

Bukën, makaronat, orizin dhe patatet më së miri është t'i hani në gjysmën e parë të ditës. Për kafjall lirisht hani bukë integrale dhe pjekurina, e makaronat dhe orizin me perime të gatuara dhe bishtajoret për drekë.

(Kosova Sot Online)