7 ushqimet që shkrijnë shtresat dhjamore në stomak

  • 27 October 2019 - 10:15
7 ushqimet që shkrijnë shtresat dhjamore në stomak

A jeni të gatshëm për një trup të theksuar? Kombinoni pesë minuta ushtrime për stomak me këto ushqime që shkrijnë dhjamin, duke e përgatitur kështu trupin tuaj për Vitin e Ri.

ARRAT

Janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme. I keni në dispozicion gjatë gjithë vitit dhe shpejt ju ngopin.

JOGURTI

Ndikon pozitivisht në metabolizëm, duke e përshpejtuar punën e tij. Ndihmon në forcimin e sistemit imun dhe grumbullon helmet të cilat mblidhen në lukth.

KËRPUDHAT

Forcojnë imunitetin dhe janë burim i mirë për proteina. Nuk posedojnë kolesterol në vete e fibrat që i posedojnë e shkatërrojnë kolesterolin në gjak. Janë të pasura me vitamina B, që ndihmon në shndërrimin e ushqimit në glukozë dhe janë të dobishme për energji, e cila është e nevojshme për ushtrime. Vitamina D që e përmban ndihmon në largimin e shtresave dhjamore nga stomaku.

QUMËSHTI ME PËRQINDJE TË ULËT TË YNDYRËS

Proteinat që i përmban janë të mira për trening dhe duhet t'i kombinoni me këto ushqime.

KOKOSHKAT

Tri porcione kokoshka përmbajnë vetëm 100 kalori. Kur të grimconi diçka, në vend të çipsit përcaktohuni për kokoshka.

FASULJA

Njerëzit që e konsumojnë këtë artikull janë shumë më të dobët në peshë në krahasim me ata që e shmangin. Përmban pak kalori, por dhe shumë fibra të mira.

PEMË DHE PERIME

Përmbajnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe largojnë 'etjen' për ëmbëlsirat. Shmangni pemët shumë të ëmbla si rrushi, i cili posedon sasi të lartë të sheqerit natyral.

(Kosova Sot Online)