Receta e vjetër për pastrimin e gjakut me fara luledielli

  • 28 October 2019 - 10:23
Receta e vjetër për pastrimin e gjakut me fara luledielli

Farat e lulediellit janë të pasura me vitamina dhe minerale, sidomos me vitamina E dhe B1. Duke përmirësuar qarkullimin, ndihmojnë edhe sytë, flokët, eshtrat dhe muskujt. Ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Falë substancave antioksiduese, zbutin edhe infeksionet.

PËRBËRËSIT: 1 gotë e vogël me fara të freskëta të lulediellit, ½ e litrës ujë

PËRGATITJA:

Farat i lagni me gjysmë litri ujë dhe i lini të qëndrojë për dy orë. Enën e mbani të mbyllur. Këtë ilaç ta konsumoni çdo mëngjes në lukth të zbrazët, nga një gotë dhe do të kënaqeni në dobitë që i sjell ky ilaç.

(Kosova Sot Online)