Gabimet që i bëjmë e na kushtojnë me shëndet

  • 29 October 2019 - 09:37
Gabimet që i bëjmë e na kushtojnë me shëndet

Përderisa jemi futur në një sezon me grip, e fundit çfarë dëshirojmë është edhe sistemi i dobët imun. Prandaj, gabimet e mundshme rreth shëndetit gjatë këtij sezoni duhet t'i shmangim.

MBËSHTETENI NË VITAMINA C

Shumica e nejçëve sasinë shtesë të vitaminave e kërkojnë në agrume, e përcaktohen për blerje të shumë limonëve dhe portokajve. Mirëpo, hulumtimet kanë vërtetuar se vitamina C nuk zbut simptomat e ftohjes, e as nuk shkurtojnë kohën e sëmundjes. Sipas ekspertëve, nuk keni pse të merrni sasi të mëdha të vitaminave C, sepse organizmi ynë merr aq sa ka nevojë.

NUK PINI SASI TË MJAFTUESHME TË UJIT

Është shumë e qartë se gjatë stinës së dimrit nuk ndjeni etjen sikurse gjatë verës dhe kjo është arsyeja pse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit. Organizmit të njeriut gjithsesi se i nevojiten së paku dy litra lëngje gjatë ditës. Natyrisht se mund të pini çaj dhe kafe, por kini kujdes të mos e teproni me konsumimin e kafeinës.

RROBAT I THANI BRENDA NË SHTËPI

Kur rrobat i thani brenda në shtëpi, lirohen materie të rrezikshme si acetaldehida dhe beznena. Prandaj, nëse nuk keni kushte që rrobat t'i thani përjashta, përkujdesuni që shumë shpesh ta freskoni dhe ajrosni ambientin. Në të kundërtën, edhe njerëzit që nuk kanë astmë, me alergji dhe me lëkurën do të kenë simptoma të ngjashme, si dhimbjet e kokës dhe skuqja e syve.

SHPESH E PËRDORNI BUTONIN "SNOOZE"

Mëngjesi i ftohtë, e në shtëpi një ngrohje e dobët. Pa marrë parasysh se sa nuk ju përshtatet kjo, nuk duhet ta shtypni butonin "snooze". Në fakt, kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni. Kjo lëvizje çrregullon organizmin dhe ndalon procesin e zgjimit kur alarmi është theksuar. Dhoma e gjumit po ashtu nuk duhet të jetë tepër e ngrohtë, më me dëshirë le të jetë e ftohtë, e errët dhe e qetë.

BOMBARDIMI ME KARBOHIDRATE

Një person mesatarisht gjatë stinës së dimrit shton në peshë rreth tre kilogramë. Nëse mendoni se kjo "nuk është asgjë e tmerrshme" vetëm kujtoni se sa e vështirë është t'i hiqni ato gjatë stinës së verës. Prandaj përcaktohuni për perime, sallata, peshk dhe supa vendore të përgatitura vetë.

INJORONI ALERGJITË

Të gjithë ne mendojmë se si alergjitë shfaqen vetëm gjatë periudhës së stinës së verës, por kjo nuk është e saktë. Për shkak të infeksioneve respiratore, me rëndësi është që ta freskoni ambientin ku jetoni, sidomos atë ambient ku e bëni gjumin. 

(Kosova Sot Online)