Hudhra të konsumohet në bark të thatë

  • 30 October 2019 - 10:19
Hudhra të konsumohet në bark të thatë

Hudhra është një perime e dobishme për shëndet, gjë që është ditur kaherë. Tani edhe mjekët preferojnë përdorimin e hudhrës te shtypja e lartë e gjakut, te sëmundjet e zemrës, te kanceri i zorrës së trashë, prostatës, lukthit, gjirit, por edhe te problemet si, barkqitja, gihti, kolli, hemorroidet... Besohet se më së miri është që hudhra të konsumohet në të esëll. Në këtë mënyrë përbërësit e hudhrës mund të eliminojnë të gjitha toksinet, të cilat më pas mund t'i merrni me anë të ushqimit. Hudhra është shumë efikase edhe te qetësimi i lukthit, si pasojë e stresit. Ja disa receta të dobishme me hudhër:

1. Te bronkiti: Përzieni 40 gramë hudhër të grirë me 100 ml alkool 90%, qiteni në një enë të qelqtë dhe mbylleni. Lëreni që të qëndrojë 5-6 ditë dhe më pas kullojeni. Pijeni një lugë në ditë.

2. Astma: Shtoni 15 deri 30 pika ekstrakt të hudhrës në një gotë me ujë të nxehtë dhe pijeni çdo ditë.

3. Hemorroidet: Qiteni ujin që të vlojë, shtoni në të disa thelpinj hudhre, zieni, lëreni që të ftohet dhe pijeni atë ujë.

(Kosova Sot Online)