Qepa, e dobishme te femrat në menopauzë

  • 30 October 2019 - 10:22
Qepa, e dobishme te femrat në menopauzë

Qepa e ul nivelin e kolesterolit, forcon eshtrat dhe ka efekte antibakteriale. Qepa mund të parandalojë edhe disa sëmundje të zemrës. Studimet e reja kanë treguar se qepa mund të ndihmojë edhe në rritjen e densitetit të eshtrave, gjë që mund të jetë e dobishme te femrat në menopauzë, ku sikur që dihet, vjen deri te zvogëlimi i densitetit të eshtrave. Me anë të konsumimit të përditshëm të qepës, femrat në menopauzë mund ta evitojnë thyerjen e nyjës së kryqeve, që është një thyerje e shpeshtë dhe e rrezikshme.

Përmbajtja e lartë e sulfurit në qepë është e dobishme edhe për indin lidhor. Qepa është efikase edhe kundër inflamacioneve. Antioksiduesit që gjenden në qepë e luftojnë inflamacionin duke penguar oksidimin e thartirave yndyrore në organizëm. Konsumimi i qepës po ashtu parandalon paraqitjen e disa kancereve, sikur që është kanceri i zorrës së trashë dhe i vezorëve. Por, qepa që rri shumë kohë e prerë, i humbë vetitë e saj shëruese.

(Kosova Sot Online)