Rriten rastet e kancerit në zorrë dhe pankreas. Ja simptomat që duhet t’i njihni…

  • 30 October 2019 - 13:35
Rriten rastet e kancerit në zorrë dhe pankreas. Ja simptomat që duhet t’i njihni…

Një studim i ri global ka zbuluar se rastet e kancerit në zorrë dhe pankreas kanë shënuar rritje gjatë 30 viteve të fundit. Ky studim i përmasave të mëdha ka zbuluar se pacientët me kancer në pankreas kanë qenë më të prirë t’i mbijetojnë sëmundjes në vitin 1990 sesa në vitin 2019.

Përveç rritjes së rasteve me 130%, ata kanë zbuluar se kanceri në pankreas është duke vrarë më shumë njerëz – ku shkalla e vdekshmërisë është rritur nga 196,000 në 448,000 përgjatë periudhës studimore 27-vjeçare. Rastet e kancerit në zorrë janë rritur me 9.5% në të njëjtën periudhë kohore, por numri i njerëzve që vdesin nga kjo sëmundje është zvogëluar me 13.5%. Ekspertët thonë se kjo mund të ketë të bëjë me detektimin e hershëm dhe kështu rrjedhimisht rriten shanset për t’i mbijetuar.

Faktorët e rrezikut

Ekspertët besojnë se rritja e rasteve me kancer në pankreas lidhet me një rritje në rastet e mbipeshës dhe diabetit, por reflektohet edhe nga faktorët e rrezikut si indeksi i lartë i masës trupore (BMI-ja) dhe nivelet e larta të glukozës në gjak, të cilat janë dy shkaktarë kryesorë për kancer në pankreas. Faktorë të tjerë për këto sëmundje janë duhanpirja, diabeti, etj.

Studimi po ashtu ka treguar se faktorët e rrezikut për kancer në zorrë janë të ndryshëm te meshkujt dhe femrat, ku përdorimi i alkoolit, pirja e duhanit, sasitë e ulëta të konsumimit të kalciumit, qumështit e fibrave shkaktojnë më shumë problem te meshkujt. Sa u përket femrave, kryesisht rreziqet kanë të bëjnë me ushqimin – jo me përdorim të alkoolit apo pirje të duhanit.

Shenjat

Njoha e shenjave të hershme mund t’ju ndihmojë ta parandaloni vdekjen nga kanceri. Kanceri në zorrë mund të shërohet nëse detektohet herët, prandaj edhe kontrollet e shpeshta janë të rëndësishme.

Shenjat paralajmëruese të kancerit në zorrë:

Gjakderdhje në jashtëqitje apo gjakderdhje në pjesën e pasme

Ndryshim i shprehive të shkuarjes në tualet

Dhimbje apo fryrje në barkë

Lodhje e tepërt

Humbje e peshës

Kapsllëk, etj.

Në anën tjetër, kur flitet për kancerin në pankreas, shenjat mund të jenë më të vështira për t’u vërejtur, veçanërisht në fazat e hershme, duke e bërë më të vështirë për t’u diagnostikuar. Thuajse gjysma e rasteve të reja janë te personat mbi 75 vjeç dhe sëmundja është e pazakonshme te personat nën moshën 40 vjeç.

Shenjat paralajmëruese të kancerit në pankreas:

Dhimbje në shpinë apo stomak

Humbje e papritur e peshës

Probleme me sistemin e tretjes

Humbje të oreksit

Diabet

Zverdhje të lëkurës dhe të bardhëve të syve, etj.

Vlen të përmendet se studimi është publikuar në “The Lancet”.

(Kosova Sot Online)