Bakteret në lukth, ja si t'i shërojmë

  • 01 November 2019 - 09:48
Bakteret në lukth, ja si t'i shërojmë

Bakteret në lukth janë sëmundje e shpeshtë dhe marrin kohë të gjatë dhe të vështirë për t'u shëruar. Ju sugjerojmë një ilaçin e sigurt kundër baktereve në lukth në mënyrë natyrale. Fiku në vajin e ullirit është ilaçi më i mirë për bakteret në lukth. Në një kavanoz vendosni fikun e thatë dhe i mbulojeni me vaj ulliri të papërpunuar. Do të duhej që të qëndrojnë së paku 40 ditë dhe ashtu të merren çdo mëngjes në lukth të zbrazët.

Do të ishte e dëshiruar që të merrni edhe nga një lugë të vogël të vajit të ullirit në të cilin qëndron fiku. Nëse nuk mund të prisni aq gjatë, përgatisni dy kavanoza, nga një fik filloni të merrni pas shtatë ditëve. Në mënyrë që shërimi të jetë më i shpejtë dhe më efikas, ushqimin tuaj duhet ta përshtatni me shërimin. Hani ushqim të lehtë të gatuar pa shumë erëza, sidomos ato pikante.

Shmangni mishin me dhjamë. Ushqimin ta përgatisni në vaj ulliri. Vaji i ullirit dhe fiku janë një ar i thatë, prandaj përkujdesuni për shëndetin tuaj përmes këtij ari natyral, sepse shëndeti është pasuria më e madhe. Ky kombinim shëron edhe hemorroidet, sterilitetin, të gjitha sëmundjet e zorrëve, kapsllëkun, bronkitisin, astmën.

(Kosova Sot Online)