Ushqimet që shpëtojnë jetë dhe pastrojnë mushkëritë

  • 01 November 2019 - 09:53
Ushqimet që shpëtojnë jetë dhe pastrojnë mushkëritë

Organet tuaja të frymëmarrjes mund t'i pastroni përmes artikujve të caktuar ushqimorë. Në vijim ju sjellim listën e disa prej tyre që do t'ju ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe zvogëlojnë mundësinë që të prekeni nga kanceri.

SELENI

 Bëhet fjalë për një antioksidues shumë të fuqishëm, i cili gjendet në lloje të ndryshme të peshkut, si në ton, salmon, por edhe në vezë dhe në drithëra.

XHENXHEFILI

Kjo është një pajisje e fortë në "hedhjen" e helmeve nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e tij duke lehtësuar frymëmarrjen, por një pjesë xhenxhefil gjithmonë mund ta hani me ushqim.

PORTOKAJTË

Përveçse njihen si burim i fortë për vitamina, portokajtë përmbajnë kriptoksantinë, substancë kjo që lufton kancerin e mushkërive. HITHRAT Kjo bimë është e pasur me shumë hekur, por edhe është e përdorshme si pajisje në dezinfektimin e mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.

QEPA

Edhe qepa e kuqe dhe hudhra përmbajnë substanca që luftojnë qelizat kancerogjene. Qepa parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve, midis tyre infeksionet dhe kancerin në mushkëri. Te personat që tashmë vuajnë nga kanceri, qepa parandalon rritjen e qelizave të reja.

ÇAJI NGA HALAT E PISHAVE

Derisa në mënyrë tradicionale ky lloj i çajit përdoret për shpëlarjen e gojës dhe të fytit, ai është aleat i mirë edhe në luftën kundër kancerit të mushkërive.

(Kosova Sot Online)