Shurupi që largon yndyrën në gjak

  • 01 November 2019 - 16:45
Shurupi që largon yndyrën në gjak

Të gjithë ata që përballem me yndyrën në gjak e dinë sa i rëndësishëm është ky problem. Ndihma fshihet në këtë përzierje natyrale, të cilën shumë lehtë mund ta përgatisni. Ilaçi i cili largon yndyrën në gjak, e trupit njëkohësisht i dhuron edhe shumë dobi tjera përbëhet nga pak përbërës. Baza e tij janë limoni dhe majdanozi, që zihen për disa orë rresht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1 kg limon;

5 - 6 pjesë me majdanoz;

3 litra ujë;

1 qese me sodë bikarboni. 

Limonin e pastroni në ujë të ftohë dhe më pas i futni në ujë të ngrohtë, në të cilin paraprakisht e keni përzier një qese me sodë bikarboni. Të gjithë përbërësit i lini në ujë për një orë. Majdanozin e lini në pjesë të imëta, e më pas të njëjtën e bëni edhe me limonin me lëvore. Majdanozin dhe limonin e vendosni në një enë dhe shtoni tri litra ujë dhe i zieni në temperaturë të ulët për dy apo tri orë. Më pas, atë që ka mbetur, rreth 1.5 litra ujë, e zhvendosni në një kavanoz të pastër. Pini nga një gotë të vogël të shurupit në lukth të zbrazët për dy javë rresht. 

(Kosova Sot Online)