Lëngu nga kivi që mbron prej viruseve

  • 02 November 2019 - 10:43
Lëngu nga kivi që mbron prej viruseve

Vetëm 100 mililitra të këtij lëngu ju sigurojnë 200 për qind të dozës së nevojshme ditore për vitamina C Përbërësit: 2 portokaj të qëruar, 1 grejpfrut mesatar për nga madhësia, 1kivi, 1/4 e një speci dhe lakër jeshile. Përgatitja: Qëroni portokajtë dhe grepfrutin, por mos hiqni në tërësi shtresën e bardhë, që po ashtu përmban nutriente. Pemët dhe perimet i preni dhe i futni në blender.

Pos shumë roleve të shumta që ka vitamina C, kjo vitaminë e rëndësishme forcon sistemin imun. Kjo e bën aleat të fortë në luftën kundër infeksioneve. Pasi që trupi nuk e prodhon këtë vitaminë, nevojitet që çdo ditë ta konsumojmë në organizëm, e mënyra më emirë është ushqimi.

(Kosova Sot Online)