Çaji i gjelbër shkrin dhjamin, mbron nga kanceri, por ka edhe anën e rrezikshme

  • 02 November 2019 - 10:46
Çaji i gjelbër shkrin dhjamin, mbron nga kanceri, por ka edhe anën e rrezikshme

Nëse keni vendosur për çajin e gjelbër si alternativë të shëndetshme për kafenë apo për ndonjë arsye tjetër, këtë anë të errët duhet ta keni në mendje. Çaji i gjelbër është shumë i rëndësishëm dhe i shëndetshëm, sidomos si zëvendësim për kafenë. Dihet se luan rol të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të kancerit të prostatës, se në mënyrë aktive mbron nga gripi, ul stresin dhe trupit i dhuron energji, ul kolesterolin.

Pos kësaj, është aleat i fortë për humbje në peshë dhe shkrin shtresat dhjamore, por ekspertët paralajmërojnë për anën tjetër të medaljes, e kjo është pengesa e mundshme e ndikimit të ilaçeve kundër hipertensionit. Në fakt, çaji i gjelbër është i pasur me taninë, i cili mund ta kufizojë absorbimin e hekurit nga pemët dhe perimet. Çaji i gjelbër nuk guxon të përzihet me disa lloje të ilaçeve dhe kjo pikërisht se përmban kafeinë. Në mënyrë që ta dini se çfarë saktë guxoni të pini, paraprakisht këshillohuni me mjekun tuaj.

(Kosova Sot Online)