Mosha kur një femër fillon ciklin menstrual parashikon rrezikun nga sëmundjet e zemrës

  • 03 November 2019 - 08:34
Mosha kur një femër fillon ciklin menstrual parashikon rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Mosha në të cilën vajzat fillojnë ciklin e parë menstrual mund të ndikojë në rrezikun e tyre për sëmundje të zemrës, pikën në tru dhe shtypjen e lartë të gjakut, pohojnë mjekët. Femrat, të cilat ciklin e tyre menstrual e fillojnë në moshën 10 vjeçe apo pas moshës 17 vjeçe, janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, pika në tru apo shtypja e lartë e gjakut, sesa ato femra që ciklin e tyre menstrual e fillojnë brenda periudhës së këtyre viteve të cekura.

"Cikli menstrual fillon më herët te femrat me mbipeshë, kështu që ndërlidhja midis ciklit të hershëm menstrual dhe rrezikut për sëmundje të zemrës më vonë është e pritshme", ka thënë dr. Dexter Canoy nga universiteti i Oksfordit në Britani.

Hulumtuesit kanë studiuar të dhënat e më shumë se 1 milion femrave në Britani, nga mosha 50 deri 64 vjeçe, përfshirë historinë mjekësore, si dhe rastet e vdekjeve dhe hospotalizimet. Për 11 vite, 250.000 femra kishin vdekur ose ishin pranuar në spital si pasojë e komplikimeve si pasojë e sëmundjeve të zemrës përderisa 25.000 prej tyre kishin pësuar nga pika në tru. Ato që ciklin e tyre të parë menstrual e kishin në moshën 13 vjeçe, kishin më pak telashe me problemet me zemër, në krahasim me ato femra të cilat ciklin e parë menstrual e kishin në moshën 10 vjeçe.

(Kosova Sot Online)