Testi i gjakut parashikon sëmundjet koronare të zemrës

  • 03 November 2019 - 12:37
Testi i gjakut parashikon sëmundjet koronare të zemrës

Sëmundjet koronare të zemrës janë shkaktari numër një i vdekjeve, si te meshkujt po ashtu edhe te fermat. Tani, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka aprovuar një test të ri, i cili mund ta parashikojë rrezikun individual përderisa ky test është shumë efektiv te femrat me ngjyrë.

Sipas Administratës amerikane - testi i quajtur "PLAC Test" për " Lp-PLA2" -është përdorur te meshkujt dhe te femrat që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës, por studimet kanë treguar se është më e saktë në parashikimin e rrezikut për sëmundje të zemrës te femrat.

Testi punon duke matur aktivitetin e enzimës "Lp-PLA2", e cila është indikator i inflamacioneve vaskulare në mostrat e gjakut. Inflamacioni maskular është shenjë e akumulimit të pllakave në arterie dhe këto pllaka mund të tkurrin arteriet duke ndikuar në shfaqjen e sulmit në zemër.

(Kosova Sot Online)