Dy porcione me pemë largojnë depresionin

  • 04 November 2019 - 12:35
Dy porcione me pemë largojnë depresionin

F emrat, të cilat konsumojnë më pak se dy shujta me pemë në ditë, janë më të prira për të zhvilluar depresion, pohojnë shkencëtarët nga universiteti australian në Kuinslend. Rezultatet e hulumtimit, që kishte zgjatur gjashtë vjet, në të cilin kishin qenë të përfshirë 6.000 femra, kanë zbuluar lidhjen e qartë midis konsumimit të pemëve dhe shfaqjes së simptomave të depresionit, thotë Gita Mishra.

"Kemi vërtetuar se femrat, të cilat konsumojnë dy shujta, apo dy porcione në ditë me pemë, kishin më pak gjasa që të preken nga depresioni, në krahasim me ato femra që konsumojnë më pak pemë", thotë ajo. "Po ashtu, gjatë studimit kemi vërtetuar se konsumimi i së paku dy shujtave me pemë mbron femrat nga zhvillimi i depresionit në të ardhmen".

Shkencëtarët nuk kanë vërtetuar se një lidhje si kjo ekziston midis perimeve dhe depresionit. Ndikimin mbrojtës së pemëve shkencëtarët e shpjegojnë me përqendrimin lart të antioksiduesve dhe përbërësve kundër inflamacioneve, si resveratroli për shembull, i cili nuk gjendet te perimet. Femrat dy herë më shumë vuajnë nga depresioni në krahasim me meshkujt.

(Kosova Sot Online)