Bakteri i mërzitshëm - shëroni esherian në mënyrë natyrale

  • 04 nëntor 2019 - 15:03
Bakteri i mërzitshëm - shëroni esherian në mënyrë natyrale

Ekzistojnë raste të shumta të shërimit të këtij bakteri përmes antibiotikëve, që kanë zgjatur për pesë vite rresht. Në popull ekzistojnë disa ilaçe, përmes të cilave mund të provoni shërimin e këtij problemi. Ilaçin, të cilin ua prezantojmë, jep rezultatet të mira, si te fëmijët, po ashtu edhe te të rriturit. Përbërësit e nevojshëm: Verë e bardhë vendore, 1 litër 3 - 4 pjesë rozmarinë 10 thelpinj të hudhrës Përgatitja e ilaçit: Hudhrat i preni në pjesë të imëta, më pas i merrni dhe i përzieni në verën e bardhë dhe më pas shtoni rozmarinën.

E lini të qëndrojë në një shishe prej qelqi për dhjetë ditë rresht në temperaturën e dhomës, duke e përzier njëherë në ditë. Pas kësaj periudhe kohore, mund të filloni me përdorimin e ilaçit. Pasi ta keni hapur shishen, më pas duhet ta mbani në frigorifer. Personat e rritur mund ta konsumojnë nga një lugë të madhe të supës e fëmijët nga një lugë të vogël, në mëngjes në lukth të zbrazët. Ilaçi merret për dyzet ditë e më pas bëni pauzë, e studimet tregojnë që bakteri largohet përmes urinës. Rozmarina shkëlqyeshëm ndikon edhe kundër baktereve të tjera, prandaj kjo është edhe një arsye më shumë për këtë ilaç.


(Kosova Sot Online)