Me badem deri te barku i rrafshët

  • 05 November 2019 - 09:32
Me badem deri te barku i rrafshët

Bademi i papërpunuar përshpejton punën e metabolizmit, e hulumtimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i bademit humbjen në peshë e përshpejton për 62 për qind, sasia e përgjithshme e masës trupore zvogëlohet për 56 për qind, e humbja në peshë në hapësirat e stomakut përshpejtohet për 50 për qind. Një porcion përmban rreth 23 badem, e cila është e mjaftueshme për të kënaqur nevojat e organeve për proteina dhe për aminoacide.

Proteinat janë kyçe për humbjen e yndyrave abdominale, e bademi është zgjedhje e duhur, pasi që krahas proteinave përmban pothuajse të gjithë nutrientët për djegie të shpejtë dhe të shëndetshme të dhjamit. Janë të pasur me fibra dietale, të cilët janë të domosdoshëm për punën e organeve të tretjes. Shkencëtarët kanë vërtetuar se bademi me sukses zvogëlon indeksin e masës trupore, përqindjen e përgjithshme të yndyrave, ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, rregullojnë gjakun në sheqer.

(Kosova Soit Online)