Stomatologu mund ta zbulojë nëse vuani nga diabeti, sëmundjet e zemrës, etj.

  • 05 nëntor 2019 - 10:40
Stomatologu mund ta zbulojë nëse vuani nga diabeti, sëmundjet e zemrës, etj.

Goja është pasqyrë e pjesës tjetër të trupit të njeriut dhe përmes saj mund të vërehen problemet tjera gjatë një kontrolloi stomatologjik. Jo të gjitha fshehtësitë e mira mund të tregohen nga shëndeti i dhëmbëve. Ja cilat nga sëmundjet mund t'i zbulojë dentisti:

DIABETI

Në hulumtimin e vitit 2014, pothuajse dy të tretat e stomatologëve kanë deklaruar se pacientët me paradentozë i kishin dërguar për testimin e diabetit. Kjo është gjë e mirë, pasi që diabeti është sëmundje që nevojitet kohë të diagnostikohet. Niveli i lartë mund ta dëmtojë higjienën orale, përfshirë gojën e tharë që rrit krijimin pllakës së dhëmbëve. Një ndër simptomat e parë të diabetit është aroma e keqe në gojë.

SËMUNDJET E ZEMRËS

Një hulumtim nga viti 2007 ka zbuluar se njerëzit me sëmundjen e paradentozës kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës. Me rëndësi është të themi se nëse gjendja juaj me paradentozë shërohet, kjo do të thotë se edhe problemet me zemër po pakësohen.

DEMENCA

Amundet humbja e dhëmbit ta shkaktojë humbjen e kujtesës? Në bazë të studimit britanik, mungesa e dhëmbëve ndërlidhet me humbjen e aftësive mendore.

(Kosova Sot Online)