Dëllinja pastron mushkëritë, parandalon infeksionet

  • 05 nëntor 2019 - 15:21
Dëllinja pastron mushkëritë, parandalon infeksionet

Është shumë e vlerësuar në mjekësinë popullore dëllinja (lat. juniperus communis), e cila qysh moti është përdorur për shërimin e sëmundjeve infektuese. Në masë të madhe shëron kollën, astmën, sëmundjet e stomakut, djersitjet. Posedon përbërës që luftojnë sëmundjet infektuese të mushkërive. Falë përbërësve të vet, rregullon punën e veshkave dhe nxit sekretimin e urinimit, stimulon punën e organeve për tretje dhe përdoret edhe për shërimin e lukthit dhe zorrëve të infektuara. Vaji i saj eterik përdoret për ndalimin e kollës, por edhe për inhalim të organeve të frymëmarrjes. Pasi që depërton thellë në lëkurë, përdoret edhe në shërimin e sëmundjeve reumatoide. Është e pasur me kalcium, kalium, mangan, squfur. Në njëqind gramë të dëllinjës së freskët gjenden 97 miligramë vitamina C.

SHURUP DHE ÇAJ

Shurupi për përmirësimin e oreksit përgatitet në mënyrë që gjysmë kilogrami dëllinja për pak kohë zihen në tri litra ujë. Më pas qërohen dhe zihen edhe njëherë duke shtuar ujë. Masa e fituar lihet të ftohet, pasi të kullohet. Mos harroni t'i shtoni mjaltë. Çaji përgatitet pasi që luga me fruta të qëruara përzihet me 200 ml ujë të vluar, e enën mbajeni të mbuluar për 5 deri 10 minuta. Mund t'i shtoni sheqer ose mjaltë. 


(Kosova Sot Online)