Ka shërim edhe për gërhitjen!

  • 06 November 2019 - 09:33
Ka shërim edhe për gërhitjen!

Gërhitja gjatë natës është një problem, i cili mund të shërohet në të shumtën e rasteve. Gërhitja krijohet si pasojë e vibracionit të qiellzës së butë dhe njerithit. Në fëmijëri ajo shkaktohet si pasojë e bajameve të rritura, kurse në moshë të rritur gërhitja më së shpeshti është pasojë e humbjes së tonusit apo lëshimit të muskujve të qiellzës së butë dhe njerithi i zgjatur. Këto ndryshime paraqesin një proces natyror, i cili paraqitet me kalimin e viteve.

Pa marrë parasysh shkakun, gërhitja është e rrezikshme, meqë çon deri te ndaljet e shkurtra të frymëmarrjes, të cilat ndërprerje e ngarkojnë shumë sistemin kardiorespirator të njeriut. Intervenimi kirurgjik përdoret vetëm kur të gjitha mundësitë e tjera janë shfrytëzuar, por pa sukses. Intervenimi kirurgjik është i thjeshtë. Me operacion shkurtohet njerithi dhe bëhen prerje të veçanta në qiellzën e butë, të cilat kur të shërohen, e tërheqin qiellzën dhe zvogëlojnë vibracionet.

(Kosova Sot Online)