Si të ushqeheni shëndetshëm, pa hequr dorë nga gjithçka?

  • 06 November 2019 - 09:53
Si të ushqeheni shëndetshëm, pa hequr dorë nga gjithçka?

Të ushqyerit e shëndetshëm nuk është e thënë që të jetë i rëndë,apo pa shije,përkundrazi! Ja çka duhet të ndryshoni.

NJË KAFJALL MË I MIRË

Gjëja më e mirë në lidhje me kafjallin, është rritja e konsumimit të proteinave. Po ashtu, do të duhej që në këtë shujtë të përfshinit edhe pemë dhe perime. Një përzgjedhje e mirë për kafjall janë jogurti grek dhe një banane. Molla është përzgjedhje më e mirë sesa drithërat, sepse shkencëtarët mendojnë që përbërësit e patretshëm të drithërave lidhen me paraqitjen e mbipeshës.

MË PAK LËNGJE

Jo vetëm që lëngjet e gazuara përmbajnë 35 g për kënaçe, gjë që është sasia e mjaftueshme për një ditë, por ka edhe dëshmi se mund të bëhemi të varur nga sheqeri. Zëvendësoni lëngjet e gazuara me ujin me limon. Shkencërisht është dëshmuar se ky ujë e rrit nivelin e insulinës në trup, gjë që d.m.th. se ka më pak gjasa që ushqimi të shndërrohet në dhjamë. Bëni mirë edhe nëse shtoni pak kanellë në çajin e gjelbër.

HANI MË SHUMË PATATE!

Patatet janë të pasura me kalium dhe vitaminë A,por një studim ka treguar se shumica e njerëzve nuk di si t'i përgatitë patatet, përpos si të fërguara. Patatet mund t'i përgatisni ashtu që i ndani në katër pjesë, u qitni piper të kuq dhe i piqni në furrë për 20 deri 25 minuta.

KONSUMONI KARBOHIDRATE!

Se sa karbohidrate duhet të konsumoni brenda ditës, varet se sa aktivë do të jeni, thonë nutricionistët. Nëse e kaloni ditën para kompjuterit, respektivisht nëse nuk lëvizni shumë, atëherë duhet ta evitoni orizin, patatet dhe bukën.

"MASHTRONI" NDONJËHERË!

Nutricionistët janë të ndarë kur flitet për devijimet e vogla nga dieta, por ajo rreth të cilës pajtohen të gjithë, është se nuk do të duhej që të dilnit nga plani i dietës më shumë se një shujtë në javë, meqë shumë lehtë më pas mund të ndodhë që në tërësi ta injoroni planin e dietës.

HANI USHQIM "TË VËRTETË"!

Shefi i kuzhinës Alan Lim ka vërejtur se ushqimet "e vërteta" treten më lehtë sesa salcat, prandaj këshilla e tij është që të përgatisni ushqime sa më të thjeshta, respektivisht me sa më pak përbërës.

(Kosova Sot Online)