Pemët dhe perimet ndihmojnë në parandalimin e astmës

  • 07 November 2019 - 09:19
Pemët dhe perimet ndihmojnë në parandalimin e astmës

Hulumtimi i fundit i ekspertëve amerikanë zbulon se rritja e konsumimit të pemëve dhe perimeve mund të ndihmojë në parandalimin e astmës, pasi që duke shtuar konsumimin e tyre shtoni edhe antioksiduesit që ulin ndikimin e radikaleve të lirë. Radikalet e lira janë kryesoret në shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe atyre autoimune, prandaj nevojitet të shtoni sasi adekuate të antioksiduesve.

Kur trupit i mungojnë antioksiduesit, shtohet rreziku i shfaqjes së stresit oksidues, që i kontribuon rrezikut për astmë. Antioksiduesit mbrojnë nga stresi oksidues. Në krahasim me ata që nuk vuajnë nga astma, personat e prekur nga kjo sëmundje posedojnë nivel të ulët të karotenoideve në gjak, njërit nga antioksiduesit më aktivë.

(Kosova Sot Online)