Kalciumi dhe vitamina D parandalojnë osteoporozën

  • 07 November 2019 - 09:21
Kalciumi dhe vitamina D parandalojnë osteoporozën

Përmes kësaj mënyre do të siguroni sasi të mjaftueshme të kalciumit dhe vitaminave D, aktiviteti i përditshëm fizik, ndalimi i duhanit, si dhe zvogëlimi i konsumimit të pijeve alkoolike dhe kafesë, janë faktorë kyç në parandalimin e osteoporozës, e cila fajësohet për 50 për qind të thyerjeve të eshtrave të femrave gjatë jetës së tyre. Osteoporoza është sëmundja më e shpeshtë metabolike e eshtrave, të cilën e karakterizon zvogëlimi i dendësisë së eshtrave (masa dhe kualiteti), që i bën më të prira për t'u thyer.

Dendësia më e madhe minerale e eshtrave arrin në moshën 25-vjeçare e më pas nga mosha 50-vjeçare për çdo vit zvogëlohet për 0.5-1 për qind. Pas menopauzës humbja minerale e dendësisë së eshtrave mund të ngrihet deri në 10 për qind në vit. Trashëgimia është faktori më kryesor, i cili ndikon në dendësinë tonë minerale dhe në kualitetin e eshtrave tonë. Por, ekzistojnë edhe mënyra të tjera përmes të cilave mund të ndikojmë në ruajtjen e eshtrave, përmes ushqimit. Me rëndësi është që pos vitaminës D edhe kalciumin ta sjellim në organizëm përmes ushqimit. Kjo nënkupton të konsumojmë prodhime të qumështit dhe peshk.

(Kosova Sot Online)