Ilaçe të thjeshta natyrale për thembra të çara

  • 07 November 2019 - 09:44
Ilaçe të thjeshta natyrale për thembra të çara

Nëse thembrat tuaja nuk janë në gjendje të përsosur,për fat të keq,nuk do të jeni në gjendje të vraponi për një kohë. Në vijim ju paraqesim gjashtë ilaçe shtëpiake për t'i trajtuar thembrat e çara.

VAJI I BIMËVE

Lëkura e tharë në thembra është parakushti që shkakton çarjen. Vaji i bimëve ndihmon në luftimin e këtij problemi. Pasi t'i keni pastruar thembrat dhe t'i keni tharë, vendosni një shtresë vaj të bimëve në pjesët e çara. Mbathni një palë çorape të holla gjatë natës. Në mëngjes i pastroni, ndërsa që të njëjtën mënyrë e përdorni për disa ditë rresht.

MJALTI

Mjalti është një ilaç i hatashëm, sidomos kur bëhet fjalë për thembrat e çara. Është i pasur me substanca kundër baktereve. Përzieni një gotë mjaltë me gjysmë gote ujë të ngrohtë. E vendosni në thembrat tuaja dhe e pini të veprojë për rreth 15 deri 20 minuta. Do të keni thembra të buta dhe të këndshme me aromë të mirë e mbi të gjitha të shëndetshme.

BANANE DHE AVOKADO

Merrni mishin e bananes dhe e vendosni në pjesët e çara të thembrës dhe në këmbë. E mbani aty për 10 minuta dhe e pastroni. Po ashtu mund të krijoni një maskë për këmbën, duke përdorur një përzierje të bananes dhe avokados. Merrni bananen dhe një gjysmë avokado. Përzieni gjithçka në blender së bashku. Këtë maskë vendosni në thembrat dhe këmbët tuaja.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është ndër mënyrat më të mira natyrale për të pasur thembra të buta dhe të shëndetshme, pa të çara. Vendosni pak vaj ulliri me një peshqir të pastër dhe bëni një masazh të butë për rreth 10 deri 15 minuta. Vishni një palë çorape të holla prej pambuku dhe i pastroni pas rreth një ore. Më pas, merrni 1 lugë vaj ulliri dhe disa pika limoni, përzieni në një shishe me të njëjtën sasi të ujit. Disa herë në ditë dhe gjatë natës përdoreni edhe këtë përzierje. V

AZELINA DHE LËNGU I LIMONIT

Pastroni dhe thani thembrat tuaja. Kur të jetë larguar pluhuri, zhytni këmbët në ujë të ngrohtë për 15-20 minuta. Merrni një lugë të vogël vazelinë dhe lëng limoni. Përzierjen vendoseni në thembrat tuaja në pjesët e çara të këmbës. Vendoseni butësisht në lëkurë për ta absorbuar ajo. Këtë përzierje ta vëni para se të shkoni në gjumë, mbajeni gjatë gjithë natës e po ashtu edhe një palë çorape prej pambuku. Pastrojeni në mëngjes

VAJI I SUSAMIT

Vendosni vaj susami në thembrat tuaja dhe në pjesët e çara. Bëjeni këtë mënyrë për çdo natë para se të shkoni në gjumë. Kjo është një zgjidhje e hatashme për të çarat në thembrat tuaja. Bëni një masazh derisa vaji të përzihet mirë me lëkurën. Bëjeni këtë çdo natë që të hiqni qafe të çarat dhe të.

(Kosova Sot Online)