Ndryshimet në jetesë dhe në ushqim luajnë rol në parandalimin e dietës

  • 08 November 2019 - 09:23
Ndryshimet në jetesë dhe në ushqim luajnë rol në parandalimin e dietës

Ndryshimet e thjeshta në stilin e jetës do të mund të shpëtonin 80.000 njerëz çdo vit nga demenca, thuhet në një studim të madh që është bërë. Studimi sugjeron që njerëzit më herët të fillojnë me ndryshimin e shprehive në jetë, në mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimet e sëmundjeve të trurit, përderisa ata të plaken. Thuhet se vetëm në Britani do të mund të shmangen rreth tre milionë raste të demencës deri në vitin 2040, nëse njerëzit fillojnë rregullisht të ushtrojnë me trupin dhe mendjet e tyre.

Rezultatet e studimit - ku kishin qenë të përfshirë 1.200 meshkuj dhe femra në moshën e tyre të 60 dhe të 70-a, janë prezantuar në Samitin për shëndetësi në Doha. Mjekët pohojnë se duhet vepruar me shpejtësi në mënyrë që njerëzit ta ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe ta stimulojnë organizmin e tyre përmes mënyrave të ndryshme të ushqimit dhe ushtrimin e trurit. Ata po ashtu pohojnë se kjo është një sfidë e madhe për shëndetin. Ekspertët dhe të pranishmit në Samit kanë paralajmëruar se ekzistojnë fakte se pengesat në tru fillojnë që në moshën e hershme të dyzetave.

(Kosova Sot Online)