Dhjetë shenja se diçka nuk është në rregull me mëlçinë tuaj

  • 08 November 2019 - 09:32
Dhjetë shenja se diçka nuk është në rregull me mëlçinë tuaj

Mënyra moderne e jetës është përplot me rreziqe, që mund ta dëmtojnë mëlçinë. Trupi na dërgon shenja paralajmërimi se në mëlçi gjenden shumë helme dhe se ka nevojë për një detoksim. Në mëlçi mbeten një numër i madh i helmeve të ndryshme, të cilat është shumë me rëndësi t'i largoni përmes mënyrave natyrale, ashtu që t'i ripërtërijë funksionet e veta.

Alkooli, duhani, ushqimi i dëmshëm, stresi, sasia e madhe e ilaçeve dhe ndikimet e dëmshme e ngarkojnë së tepërmi mëlçinë, kështu që ajo nuk ka mundësi dhe nuk është në gjendje t'i kryejë funksionet fiziologjike (rregullimin e tretjes, nivelin e sheqerit në yndyrë, prodhimin e proteinave, neutralizimin e substancave helmuese). Mëlçia mund ta kompensojë ndikimin e substancave të dëmshme në organizëm për një kohë të gjatë. Por, pas një kohe mund të shfaqen pengesa që rrallë ndërlidhen me çrregullimin e funksionimit të mëlçisë.

Nëse keni këto 10 simptoma, urgjentisht keni nevojë për pastrimin e mëlçisë:

- Dhimbje nën shpatulla - Dhimbje në lukth pas konsumimit të ushqimit të yndyrshëm - Jashtëqitje me shkëlqim - Mundime të shpeshta - Jashtëqitje e zbehtë - Dhimbje midis syve - Keni djegie në gjoks - Shije e hidhur në gojë pas ushqimit - Lodhje kronike - Hemorroide apo vena të zgjeruara.

(Kosova Sot Online)