Menta djegës, e dobishme për problemet me tretje

  • 08 November 2019 - 15:16
Menta djegës, e dobishme për problemet me tretje

Akeni ditur që menta djegës është një ndër bimët më të njohura shëruese në botë? Pos që lë aromë të freskët në gojë dhe shkaku se përdoret edhe në kozmetikë, menta ofron edhe dobi përmes terapisë që ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes së ushqimit. Menta relakson muskujt e tretjes, duke relaksuar dhe liruar nga gazrat, e konsiderohet që marrja e kësaj bime shëruese mundet ta përshpejtojë tretjen në fazën e hershme. Këtë e vërteton edhe një studim nga viti 2007, që është publikuar në revistën shkencore "Journal of Gastroenterology". Në studim kishin marrë pjesë dhjetë meshkuj të shëndoshë, të cilët kishin konsumuar vetëm shujta testuese, apo krahas shujtës kanë konsumuar edhe vajin e mentës.

Pas shujtës, ekspertët për katër orë rresht kanë përcjellë shpejtësinë e zbrazjes së lukthit dhe kishin vërtetuar se menta kishte ndikuar në fazat e para të tretjes së ushqimit dhe se e kishte përshpejtuar zbrazjen e lukthit. Në bazë të autorëve të studimit, zbulimi se menta përshpejton tretjen e ushqimit mund të jetë një lajm i gëzuar për të gjithë ata persona që kanë telashe me tretjen e ushqimit.

(Kosova Sot Online)