Ushqimet që zvogëlojnë stresin

  • 09 November 2019 - 09:25
Ushqimet që zvogëlojnë stresin

Ushqimi i shëndetshëm jo vetëm se mund të ndikojë në ripërtëritjen e organizmit nga pasojat e stresit të përditshëm, por lloje të caktuara të ushqimit ndihmojnë në largimin e prodhimit të hormonit të stresit.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë të pasur me vitamina C, e hulumtimet kanë treguar se kjo vitaminë ndihmon në mbajtjen dhe forcimin e sistemit imun, i cili mund të shkatërrohet si pasojë e stresit. Vitamina C sidomos ndikon në lirimin e niveleve të hormonit të kortizolit, i cili në masë të madhe sekretohet gjatë situatave stresuese.

FËSTËKËT DHE FRUTAT ME LËVORE TË FORTË

Të gjitha frutat me lëvore të fortë, siç janë: arrat, lajthitë, bademi, arrat indiane e sidomos fëstëkët janë të pasura me yndyra të shëndetshme, të cilat ndikojnë mirë në shëndetin e zemrës dhe sistemit të gjakrrjedhjes, që mund të zbutë pasojat e stresit.

SPINAQI

Niveli i ulët i magnezit në trup mund të jetë nxitës për dhimbjet e kokës dhe plogështinë, që mund të jenë pasojë e stresit. Spinaqi është i pasur me magnez dhe hekur që mund të ndikojnë për organizmin në përgjithësi dhe largimin e lehtë të stresit. Vendoseni në kombinimin e pijes së mëngjesit apo mund ta hani përmes shumë ushqimeve dhe sallatave për darkë.

PERIMET E PAPËRPUNUARA

Perimet e papërpunuara mund të ndikojnë në uljen e nivelit të stresit. Prejeni në copëza që mund ta konsumoni në vend të ushqimeve të grimcuara. Do ta zvogëloni stresin dhe në veten tuaj, përkatësisht në organizmin tuaj, do të konsumoni shumë përbërës ushqyes.

ÇAJI I ZI

Hulumtimet e shumta të bëra nga ekspertë të rëndësishëm nga mbarë bota kanë vërtetuar se personat që për një javë rresht kishin pirë gjashtë gota me çaj të zi, kishin prodhuar sasi më të lartë të hormonit të stresit, kortizolit, gjatë periudhës stresuese.

QUMËSHTI

Dobitë e një gote qumësht të ngrohtë para gjumit nuk janë kurrfarë miti. Kalciumi, mineral ky me të cilin qumështi është mjaft i pasur, i ul ankthet dhe ndryshimet e disponimit, të shkaktuara si pasojë e stresit të grumbulluar gjatë ditës, e po ashtu ju ndihmon të flini më lehtë.

(Kosova Sot Online)