A mundet një aplikacion telefoni t’i ndihmojë fëmijët me autizëm?

  • 09 nëntor 2019 - 15:00
A mundet një aplikacion telefoni t’i ndihmojë fëmijët me autizëm?

Më shumë se 60 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga autizmi dhe shumica hezitojnë të kenë një kontakt sy më sy dhe kanë shkathtësi të pakta shoqërore. Përderisa nuk ka shërim për këtë gjendje, përdorimi i teknologjisë në trajtimin e autizmit është rritur në popullaritet viteve të fundit. Aplikacioni i fundit i "Samsung", i quajtur "Look At Me" (Shikomë mua) përdor teknologjinë në atë mënyrë që ndihmon në përmirësimin e kontaktit me sy dhe përmirëson shkathtësitë e fëmijëve të prekur nga autizmi, si dhe përmirëson aftësitë për dallimin apo njohjen e fytyrës.

Ky aplikacion është zhvilluar nga "Samsung", në bashkëpunim me profesorët, mjekët dhe dizajnerët në Korenë e Jugut. Ekipi ka krijuar një seri lojërash apo 'misione' të dizajnuara në mënyrë specifike për t'ju ndihmuar fëmijëve me autizëm, që të kenë kontakt të lehtë me sy, t'i lexojnë shprehjet e fytyrës dhe t'i shprehin emocionet e tyre. Për shembull, një lojë përdor kamerën e parme për ta vendosur fytyrën e fëmijës brenda kornizës dhe e fotografon. Është menduar se kjo do ta përmirësojë njohjen e fytyrës. Një tjetër lojë vendos fytyrat e njerëzve tjerë në pika të vogla mbi sytë e personit.


(Kosova Sot Online)